JOQ Albania
Home

Makina përplas të moshuarën, niset me urgjencë drejt spitalit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar është plagosur paraditen e sotme, pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur te bulevardi "Gjergj Fishta" në kryeqytet.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia njofton se më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin "Gjergj Fishta" mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.