JOQ Albania
Home

E rëndë/ Ishte bashkë me gruan në plazh, i moshuari humb jetën sapo del nga deti
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Vlorë. Një i moshuar ka humbur jetën fare pak pasi ka dalë nga deti.

Mësohet se pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. I moshuari ndodhej së bashku me gruan e tij në Vlorë.

Njoftimi:

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.