JOQ Albania
Home

Atentati ndaj kushëririt të deputetit të PS, arrestohet njëri prej të dyshuarve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/06/2020 10:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje u raportua se dy persona me motor qëlluan me armë në drejtim të Fation Harushës, djalit të xhaxhait të deputetit socialist, Luan Harusha.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vukatanë të Shkodërs.

Mësohet se policia ka ndaluar shtetasin Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa dyshohet edhe si një prej autorëve të atentatit.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër" njofton policia.

Materialet i kaluan prokurorisë së shkodrës për vijimësinë e procesit.

Fation Harusha u sulmua në rrugën e fshatit Kuq të Vukatanës, ku fatmirësisht shpëtoi lëndime.

Dy persona që udhëtonin me një motorçiletë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në ecje që drejtohej prej 30-vjeçarit.