JOQ Albania
Home

“S’mund të luash me këtë lojë se je shqiptar”/ Episod racizmi mes fëmijëve në Itali
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/06/2020 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është një status i shkruar në profilin Facebook të këshilltarit të lëvizjes politike Cinque Stelle, Luca Tramini.

Ai ka denoncuar një episod racist të ndodhur në një lulishte publike në Narni Scalo, Umbria.

Protagonist janë dy fëmijë. Një 10 vjeçar italian i drejtohet bashkëmoshatarit duke i thënë: S’mund të luash me këto lojëra se je shqiptar.

Fëmijët shoqëroheshin nga gjyshet e tyre dhe gjyshja shqiptare i drejtohet asaj italiane: Shprehja e përdorur nga fëmija nuk është e bukur dhe është shumë raciste.

Gruaja e moshuar i përgjigjet: Nuk jemi racistë dhe nipi im flet si ti dojë qejfi.

Luca Tramini: "Situata është më serioze nga sa mendoja”

Tramini ndërsa reflekton mbi episodin shkruan se “Urrejtja gjeneron urrejtje”.

Është një e keqe e errët që në heshtje dhe indiferentizëm rritet. Është si një parazit që shtohet dhe hedh rrënjë në qyetet tona duke mbërritur deri tek fëmijët. Fëmija është fëmijë, s’e fajëson dot në moshën 10-vjeçare, ato fjalë nuk janë thënë prej tij madje ai as nuk e di çfarë kuptimi kanë ato fjalë. Me siguri i ka dëgjuar dhe ridëgjuar nga gjyshërit e tij, nga prindërit ose nga ndonjë politikan në television. Një fëmijë as nuk mund të dallojë nacionalitetin e një fëmije tjetër thjesht duhet të luajë me të. Fillimisht si qytetar narnese e më tej si politikan kërkoj falje tek ai fëmijë dhe ndaj gjithë komunitetit shqiptar për këtë episod të shëmtuar që s’përfaqëson Narni-n. Por më bëri të mendoj shumë, nëse ndodhemi në këtë pikë do të thotë që situata është shumë më e rëndë nga sa kam menduar deri më sot.

Burimi: narni.ternitoday.it Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA