JOQ Albania
Home

Shtohen të infektuarit me koronavirus në Vlorë mes tyre një emigrant
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/06/2020 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ditën e sotme në Shqipëri u regjsitruan 69 raste personash të infektuar me koronavirus. Ndër to 6 raste në Vlorë.

5 prej rasteve janë kontakte të personave të infektuar më herët dhe punonjës të fasonerive në qytetin bregdetar.

Ndërsa rasti i gjashtë është është një emigrant i ardhur nga Greqia i cili mësohet se është izoluar në banesë pasi ka rezultuar pozitiv.

Vijon hetimi epidemioogjik i kontakteve të afërta të të infektuarve dhe do merren tamponët për ta.

Në Vlorë ka shkuar 106 numri total i personave të prekur nga koronavirusi.