JOQ Albania
Home

Dy të infektuar me COVID-19 në Fier, zbulohet një vatër e re
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

69 raste të reja me koronavirus u njoftuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë. Nga këto 2 raste janë regjistruar në Fier. Mësohet se një prej rasteve është vatër e re në Patos.

Bëhet fjalë për një grua 50-vjeçare. Ende nuk dihet se ku ajo është infektuar.

Ndërkohë rasti tjetër është kontakt i personave të infektuar më parë.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u njoftuan edhe tre viktima.