JOQ Albania
Home

Infektohet me COVID-19 gjykatësi në Gjakovë, vetizolohet një pjesë e madhe e stafit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30/06/2020 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Gjykatën e Gjakovës. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Lekë Muqaj, i cili tha se gjyqtari i ka informuar se ka dalë pozitiv meCOVID-19. Muqaj tha se kanë marrë masat e nevojshme, duke reduktuar stafin. Ai tha se i infekutari ka pasur kontakt me një pjesë të stafit, pastaj ajo pjesë ka pasur kontakt me të tjerët.

“Stafi që ka pasur kontakt më të afërt me të menjëherë është liruar të shkojë në shtëpi. Më vonë kemi marrë edhe masa të tjera, kemi liruar edhe pjesën tjetër të stafit”, tha Muçaj.

Ai tha se Gjykata është duke punuar me rreth 40 për qind të stafit. “Aktualisht janë duke u mbajtur vetëm seancat që janë të caktuara parapriakisht dhe që nuk kanë pasur mundësi të shtyhen, dmth ato gjykimet janë duke u mbajt”, tha Muçaj.

Sipas tij i gjithë stafi që dyshon se ka pasur kontakt me gjyqtarin janë janë në vetizolim duke pritur udhëzimet nga IKSHP-ja për testime. Në Kosovë që nga data 13 mars deri më sot janë konfirmuar gjithsej 2,799 raste në total me COVID-19, dhe janë shënuar 49 vdekje.