JOQ Albania
Home

Të infektuar me koronavirus në Laboratorin e analizave në Durrës, mes tyre edhe bashkëshortja e Dakos
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

69 raste të reja me koronavirus u njoftuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se raste janë shënuar edhe në Laboratorin e Analizave në Durrës. Si rrjedhojë ka ardhur mbyllja e institucionit.

Pas kësaj, oranews raporton se mes të infektuarve është edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako ka bërë tamponin e koronavirusit por ende nuk dihet si ka dalë rezultati i tij.

Në çerdhet dhe institucionet që administrohen nga shëndeti publik duke qenë se personeli ka qenë më ndërrime mujore kanë nisur të bëhen tamponët.