JOQ Albania
Home

Dy muaj pasi janë shëruar, sërish rezultojnë pozitiv dy infermiere nga Kumanova
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30/06/2020 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy infermiere nga Kumanova kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë, me Covid-19. Dy muaj më parë të njëjtat ishin shëruar nga virusi. Drejtoresha e spitalit të qytetit Snezhana Zaharieva për emisionin "360" shkallë ka thënë se infermieret janë të izoluara, sipas protokolleve për mosshpërndarjen e virusit, raporton JOQ.

“Infermierja e cila dëshironte të dhurojë plazmë gjaku nuk ka pasur simptome. Rezultoi që është pozitive gjatë testimit rutinor, për shkak se dëshiroi të dhurojë plazmë. Tek infermierja tjetër, gjendja klinike sugjeronte në ndezje të mushkërive, ashtu që edhe asaj i është bërë test. Herën e parë kur ajo u testua nuk kishte simptome, por i është marrë strisho për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Edhe atëherë, para se të kthehen në punë, pranuam dy rezultate negative. Ashtu do të jetë edhe tani”, deklaroi Zaharieva.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për media ka thënë se rastë të njejta, kur është kthyer virusi, ka edhe nëpër botë. Megjithatë, sipas tij, ende nuk ka sqarime precize, se pse dhe me çfarë intensiteti kthehet virusi.