JOQ Albania
Home

Pronarja i kërkon 60 mijë lekë drita pa faturë qiraxheshës dhe e ofendon: S’jam nga g*pi sëmës nga je ti!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/06/2020 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke qënë se në Shqipëri ende nuk funksionojnë kontratat me qiradhënësit e banesave lindin situata të sikletshme. Një rast i ngjashëm vjen në redaksinë e JOQ Albania ku një qytetare tregon se jeton në një shtëpi me qira në Elbasan pasi i duhet të ndjekë shkollën e lartë ndërsa edhe punon në dy punë.

Vajza tregon se para pandemisë jetonte me disa shoqe dhe ndante me to shpenzimet ndërsa ato ikën dhe tani e mban shtëpinë vetëm.

Por një shumë e majme tarifore për dritat është bërë burim konflikti mes saj dhe pronares së banesës e cila i kërkon shumën prej 60 mijë lekësh duke mos i treguar faturën.

Vajza insiston për faturën ndërsa pronarja i thotë se po i kërkon vetëm hakun duke refuzuar ti dërgojë një fotografi të faturës.

Madje ajo përdor një fjalor banal ndaj së resë duke e quajtur ‘je nga ato të natës’, ‘legene’, ‘debile’ etj.

Mesazhi i qytetares për JOQ Albania:

Atehere jam nji vajza viti i par shkoll e lart ne elbasan jetoj ne nji shpi me qera me goca ndanim cdo gje bashkgjat koheve te fundit per shkak te situates vajzat jan larguar se shkolla esht mbyllur un vendosa te qendroj te punoj bej dy pun ne dit dhe skam fare koh per asgje as per te ber punet e shpis e zonja e shpis me ka vendosur faturen elektrike shum te lart 60mij per mua shum e lart ajo refuzon tma japi faturen qe ta shoh dhe do leket un der tn sja kam dhen se dua ta shoh.