JOQ Albania
Home

Tentoi të vrasë Lul Berishën, dënohet me 16 vite burg Ahmet Ajeti
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/06/2020 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është dënuar me 16 vite burg Ahmet Ajeti, i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Lul Berishës, ngjarje e ndodhur më 30 gusht 2005.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik 2018 dhe më pas çështja u rihap për rigjykim pasi herën e parë gjykimi ishte kryer në mungesë.

Më 30 gusht 2005 Ahmet Ajeti ka tentuar të vrasë në një lokal Lulzim Berishën.

Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur.

Nga ana e tij Ajeti nuk e ka pranuar se ka tentuar të vrasë Lul Berishën dhe se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.