JOQ Albania
Home

E thonë statistikat, Messi nuk ka qenë kurrë më dobët sesa nën drejtimin e Setien
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/06/2020 14:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Mesi nuk po kalon një formë të mirë sportive. Ylli argjentinas dështoi të shënonte edhe në ndeshjen e rradhës kundër Selta Vigos ku lëshuan pikë të rëndësishme për titullin kampion.

"Pleshti" nuk po arrin të gjejë ende golin numër 800 në karrierë. Transferta e Sela Vigos ishte sfida e tretë rradhazi që Messi dështoi të gjente golin.

Në 10 nga 16 ndeshjet e drejtuara nga Setien argjentinasi nuk ka shënuar dot duke shënuar kështu një rekord negativ. Ky është rekordi i tij më i keq gjatë një dekade pasi Messi nuk ka rënë poshtë 40 golave në 10 vitet e fundit.