JOQ Albania
Home

Barcelona ka harruar të fitojë, barazon edhe ndaj Atletico Madridit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/07/2020 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rikthimi i futbollit nuk ka shkuar ashtu si pritej për Barcelonën. Skuadra e drejtuar nga Setien po kalon një formë të dobët në kampionatin spanjoll duke marrë javë pas jave rezultate negative dhe duke i mundësuar Real Madridit t'i rrëmbejë vendin e parë në klasifikim.

Edhe sot, katalanasit kanë barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Atleticos së Madridit duke marrë vetëm 1 pikë. Autogoli i Digo Costës dhe penalltia e Messit nuk i mjaftuan bleugranëve të merrnin fitoren, pasi madrilenët barazuan gjithçka.

Me rezultatin e sotëm, Barcelona vijon të mbetet në vendin e dytë në klasifikim me 70 pikë, ndërsa vendin e parë e mban Real Madridi me 71, por që ka një ndeshje më pak, çka do të thotë që nëse fiton, shkëputet 4 pikë para.