JOQ Albania
Home

Futbollisti pengohet me këmbën e tij, penallti absurde në Barcelona-Atletico Madrid
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/07/2020 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona u ndal 1-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Atletico Madridit dhe në rast se Reali i Madridit do të fitojë ditën sot kundër Getafes, diferenca do të shkojë në 4 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për tu luajtur.

Duke parë edhe kalendarin, është thuajse e sigurt se madrilenët janë shumë pranë titullit kampion.

Gjithsesi, ajo që është komentuar shumë gjatë ndeshjes së Barcelonës me Atleticon, janë vendimet e arbitrit.

Penalltia e dhënë në favorin e Atletiko Madridit ku u barazua dhe u vulos takimi në 2-2 ishte një absurditet i vërtetë.

Carasko pengohet me këmbët e tij ndërsa arbitri e jep penallti për një kontakt “fantazmë” të Semedos.

Pra një vendim që vendos fatet e gjithë kampionatit dhe hedh në kosh investimet e çmendura që bëhen nga ekipe të këtij kalibri.