JOQ Albania
Home

Teatër në futbollin shqiptar, Tirana i hap portën Bylisit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/07/2020 20:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdojnë skenat e turpit në futbollin shqiptar. Bylisi ka fituar me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2-1 ndaj Tiranës.

Një përmbysje e thjeshtë për ballshiotët që ngjall dyshime të shumta.

Pjesa e parë u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Egbosë u shthur totalisht, duke pësuar 2 gola mjaft të thjeshtë dhe të dyshimtë për këdo që kupton vetëm 1% nga ky sport.

Në sekondat e fundit të lojës, Bylisi kishte shansin e artë për të shënuar dhe të tretin, por Goxhaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shtuar akoma më tepër turpin e kësaj sfide.

Më poshtë janë golat dhe secili mund të krijojë opinionin e tij:

Goli i Bylisit

Goli i Bylisit

Penalltia

Goli i Tiranes

Koeficentet e ndeshjes kur Tirana po fitonte 0-1