JOQ Albania
Home

Doli foto me lojtarin e Cityt, tifozin e Manchester United e pushojnë nga puna
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2020 9:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Angli tifozllëkun e marrin seriozisht, aq sa mund të të kushtojë edhe vendi i punës.

I tillë është rasti i Kraig Willis i ka kërkuar një foto sulmuesit të Manchester Cityt, Riad Mahrez.

Por, kjo i ka kushtuar vendin e punës Willlisit, një tifoz i deklaruar i Manchester United.

Atij i është kërkuar të mos kthehet më në punë nga shefi i tij, me arysetimin se gjatë fotos me Mahrezin nuk ka respektuar distancën sociale.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe skuadra e Manchester Cityt duke bërë me dije se lojtarët nuk rrezikohen të infektohen pasi futbollistët bëjnë teste anti covid-19 para çdo ndeshjeje.

Gjithsesi, tifozit të shkretë i kushtoi shumë ajo foto...