JOQ Albania
Home

Manchester United në formë, por gafa e yllit të ekipit bën xhiron e rrjetit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/07/2020 22:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester United po kalon një formë të shkëlqyer në Premier League pas rinisjes së sezonit nga pandemia e COVID-19.

Skuadra e kuqe ka fituar sot 5-2 me Bouernmouth, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Premier League, por ai që mori vëmendjen maksimale gjatë sfidës, ishte mbrojtësi, Aaron Wan-Bissaka, pas një gafe qesharake

Anësori i “Djajve” tentoi të pasojë me finte për Bruno Fernandes, por në mënyrë të çuditshme, nuk kordinohet dhe humb ekuilibrin, duke u bërë menjëherë “gazi” i botës në rrjetet sociale.

Wan-Bissaka i ka kushtuar 60 milion euro “Djajve të Kuq”, para që shkuan në arkat e Crystal Palace. Edhe pse ka bërë mirë me fanellën e United, episode të tilla nuk kanë munguar për talentin anglez.