JOQ Albania
Home

Surprizon Milani, mund Lazion dhe i bën dhuratë Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/07/2020 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e sotme ndaj Lazios në transfertë 0-3, duke nxjerë kështu kryeqytetasit nga lufta për titullin kampion.

Më këtë humbje, Lazio mbetet minus shtatë pikë larg Juventusit, pasi Zonja e Vjetër ka 75 pikë, ndërsa Lazio si e dyta 68.

Hakan Calhanoglu hapi ndeshjen me një super gol të realizuar në minutën e 23-të nga një distancë prej më shumë se 20 metrave. Milani vazhdoi me presion dhe fitoi penallti në minutën e 34-të të ndeshjes.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Zlatan Ibrahimovic edhe pse Thomas Strakosha ‘lexoi’ goditjen dhe e preku, por topi përfundoi pas vijës. Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë.

Trajneri Simeone Inzaghi bëri disa ndryshime në fillimin e pjesë së dytë por as ato nuk sollën sukses. Ante Rebic shoi shpresat e Lazios, kur shënoi nga brenda zonës për 3-0 në minutën e 59-të të takimit.

Milani kishte edhe dy raste të mira me Theo Hernadez, por që nuk përfunduan në portë. Kuqezinjtë tani kanë 46 pikë dhe mbajnë vendin e gjashtë që idërgon në Ligën e Evropës.