JOQ Albania
Shkarko aplikacionin
JOQ ALBANIA

App Store

Google Play

Home

AKEP-it të Tomi Frashërit për çudi i prishen të gjitha makinat në të njëjtën kohë, 23 milionë për pjesë këmbimi
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/07/2020 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tender me të vërtetë i çuditshëm është ky që ka organizuar Tomi Frashëri për institucionin që drejton, AKEP, i njohur gjatë si Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish ERT). Ky tender që mban numër reference REF-63016-06-26-2020 është hapur më datë 29-06-2020 Ora : 09:00 dhe ka si datë mbyllje 13-07-2020 Ora : 10:00.

Ajo që të bën habi është se këtij institucioni i janë prishur 8 automjete në të njëjtën kohë. Për riparimin etyre, Tomit të AKEP-it i nevojiten jo pak por plot 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderin nuk ke ku ta kapësh më parë për nga çuditë.

Së pari vëren se të 8 automjetet janë bërë për të ndërruar vaj e filtra në të njëjtën kohë të gjitha së bashku, çka praktikisht është e pamundur për shkak të viteve të ndryshme të prodhimit dhe faktit se secili automjet bën kilometra të ndryshëm në sasi.

Së dyti, vëren se për habi automjetet kanë nevojë për pjesë të tilla këmbimi saqë të bën të mendosh se u kanë ndodhur të gjitha defektet në të njëjtën kohë. Përshembull për automjetin me targë TR 3103 L dhe Nr. shasie JMB0NK9405J001310, rezulton se i duhen ndërruar veç filtrave e vajit, edhe freksioni, rripi i fazës, sistemi i drejtimit, leva e marshit, parakolpi, dinamo, motorrino, ferrota, llamba e madje edhe fshirëset e xhamit. Pra praktikisht makinës po i ndërrohen thuajse të gjitha pjesët, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhin të gjitha në të njëtën kohë.

Por prisni, prisni, se ka edhe më. Automjeti tjetër me me targë AA029JX dhe Nr. shasie WVGZZZZ7PZED054881 rezulton se gjithashtu ka nevojë të ndërrojë ferrotat, tamburët, pompën e ujit, rripin e fazës, pulexho, gomat e madje edhe batërinë. E njëjta histori vijon dhe me automjetin me targë TR3107L dhe Nr. shasie WV2ZZZ2KZ6X026231, ku duket se edhe këtij nuk paska ngelur defekt pa i ndodhur, pasi i nevojiten këmbë motorri, këmbë kambio, rrip motorri, pompë uji, kokë zbare, kokë paraleli, suporte, injektorët, llamba, amortizator, e madje edhe bori e re.

Siç qartësisht kuptohet, kjo është një skemë e pastër për të “kullufitur” dhe shpërdoruar paratë publikë, pasi është e pamundur që plot tetë makina të prishen në të njëjtën kohë dhe të kenë nevojë për kaq shumë pjesë këmbimi, pa përmendur vajin dhe filtrat që gjithashtu do t’u ndërrohen të gjithave njëkohësisht. Jepi Tomi, je nona!