JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Plas propaganda në Bashkinë e Elbasanit, urdhërohen të rinjtë: Shpërndani postimet e Gledian Llatjas, është detyrim!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31/07/2020 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Propaganda në rrjete sociale është trendi më i ri i çdo kryebashkiaku socialist. Pasi mësuan nga më i miri i kësaj fushe, të gjithë po aplikojnë të njejtën metodë të shëmtuar për t’u shitur si ata që nuk janë. Në çdo bashki ka disa të punësuar që merren me forumet rinore duke i udhëzuar ata të jenë sa më aktivë kur kryetari poston në Facebook.

Së fundmi Azbie Dervishi ka nisur punën si koordinatore në Bashkinë e Elbasanit. E re dhe pa eksperiencë, Azbija duhet të mësojë e të përshtatet me punën që kanë bërë koleget e saj. Sapo ka marrë porositë nga kryebashkiaku çapkën Gledian Llatja, Azbija ka nisur me presionet e para ndaj të rinjve të cilët i urdhëron të jenë aktivë në rishpërndarjen e postimeve të Kryetarit.

Siç mund ta shihni edhe nga kjo bisedë e ardhur në redakisë e JOQ, Azbie Dervishi sapo prezantohet, nis me dhënien e detyrave dhe detyrimeve. Qytetari shprehet i zhgënjyer sesi Gledian Llatja lë pas problemet e qytetit dhe kujdeset që në faqen e tij të Facebook, pëlqimet komentet dhe shpërndarjet, t’ia kalojnë edhe Lali Erit.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ. Po ju dërgoj urdhërat e kryetarit të Bashkisë Elbasan. Në vend të merret me qytetin e Elbasanit, merret me propagandë. Anonim, faleminderit.