JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Der Spiegel sulmon Manchester City: Kemi prova që ka gënjyer në TAS për t’u shfajësuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/07/2020 23:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Der Spiegel nuk heq dorë dhe kthehet në detyrë për të provuar fajin e Manchester City. E përjavshmja gjermane ka deklaruar se zotëron prova të reja që do të gozhdonin skuadrën angleze, të aftë për të gënjyer edhe gjatë dëgjimit në TAS në Lozanë. Objektivi do të ishte gjithnjë zbulimi i parregullsive të qytetarëve në lidhje me marrëveshjet financiare për të anashkaluar Fair Play-n e vendosur nga UEFA.

E përjavshmja nuk bëri të ditur detajet e provave të reja që ka siguruar, ndërsa mbështeti tezën e saj për të cilën ishte akuzuar Manchester City, vetëm për tu shfajësuar nga Tas.

Klubi britanik mohoi me forcë pretendimet e reja duke pretenduar se ishte viktimë e një "sulmi të qartë dhe të organizuar" mbi reputacionin e klubit.

Klubi në një postim të publikuar në mbrëmjen e së enjtes ka deklaruar:

Pyetjet dhe çështjet e ngritura nga Der Spiegel duket se janë një përpjekje cinike për të ri-besuar dhe minuar një çështje që është gjykuar përfundimisht, pas procedurave të hollësishme dhe një gjykimi të duhur, nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin. Politika e Manchester Cityt mbetet ajo e mos komentimit të materialeve jashtë kontekstit që dyshohet se janë marrë penalisht nga City Football Group dhe stafi i Manchester Cityt.