JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Një zjarr masiv përfshin “Kepin e Limionit”, përballë me Portin e Mallrave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/07/2020 23:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme një zjarr masiv ka përfshirë një kodër në “Kepin e Limionit”, përballë me Portin e Mallrave në Sarandë.

Burime bëjnë me dije se zjarri është ende aktiv dhe po vazhdon të përparojë në drejtim të godinave të marinës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e zjarrëvënies.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë kjo zonë është dhënë me koncesion dhe sipas informacioneve është projektuar si një zonë për t'u ndërtuar një qytezë turistike.