JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bota në krizë ekonomike nga Covid-19/ Kjo është kompania më e madhe e kanabisit që vazhdon shitjet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 1:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Curaleaf Holdings (CURLF), një kompani në Massachusetts, që rrit, përpunon dhe shet kanabis përmes shpërndarësve në 18 shtete, javën e kaluar bleu kultivuesin e kanabisit të Chicagos dhe shitësin me pakicë Grassroots, për 830 milion dollarë. Kjo e bën Curaleaf kompaninë më të madhe të kanabisit në botë për nga shitjet, me të ardhura vjetore prej rreth 1 miliard dollarë.

Marrëveshjet e mëdha në industrinë e kanabisit janë relativisht të pakta, zakonisht në intervalin prej 200 deri në 900 milion dollarë, por disa kompani kanë pasur probleme për mbylljen e tyre, pasi çmimet e aksioneve kanë rënë. Në SHBA, dy të tretat e shteteve kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Ndërkohë 11 shtete dhe Uashington, D.C., lejojnë përdorimin rekreativ dhe më shumë shtete pritet të bëjnë të njëjtën gjë.

Rritja më e madhe do të ndihmonte Curaleaf të konkurronte më mirë kundër gjigantëve të produkteve të konsumit, nëse qeveria amerikane do të legalizonte kanabisin. Por ka ende paqartësi nëse kanabisi do të legalizohet në nivel federal. Kjo varet kryesisht nga përparësitë legjislative të Kongresit dhe kush fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania