JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përplasje fatale mes automjeteve, ndërron jetë në vend 55-vjeçari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak momente më herët në fshatin Çopanaj të Peqinit.

Një mjet tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjer në mjetin tip “Suzuki” ndërsa janë plagosur drejtuesit e mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes ka shkruar në redakisnë e JOQ Albania:

Pershendetje JOQ, aksident prap ne peqin, si gjithmon ambulanca ne shqiperi vonohet, ju lutem nje kerkes per shoferat nxirre ne njoftim mos ecin shpejt se kemi familje. me duket se vdiq njeri burr nga aksidenti video osht bo sot ne oren 12 fiks