JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mahniten pushuesit/ Gjendet në breg krijesa misterioze 4.5 metra
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 14:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një krijesë e cila ishte rreth 4.5 metra e gjatë ka përfunduar në bregun e detit në Britani. Krijesa u zbulua në plazhin Merseyside në Liverpool ditën e mërkurë.

Njerëzit nuk ishin në gjendje ta identifikonin kafshën e cila ka një kokë të mbuluar me qime dhe është shumë e dekompozuar. “Është shumë e çuditshme”, tha një burrë. “Është si një grumbull gjërash të mbledhura në një”.

“Është 4.5 metra e gjatë, ka pendë dhe duket sikur një tjetër krijesë i është bashkëngjitur nëpërmjet një korde që do të thotë se kafsha mund të ketë qenë duke lindur”. Fotot e kafshës janë shpërndarë në internet. Edhe pse shumë persona japin sugjerime askush nuk ka mundur ta identifikojë deri më tani.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA