JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kapen trafikantët/ Transportonin emigrantë shqiptarë nga Franca në Angli, në pranga edhe një shqiptar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Londra është ndaluar dhe arrestuar nga policia franceze, pasi u përpoq të ndihmonte në kontrabandën e migrantëve drejt Anglisë në një varkë të vogël. Wayne Mills, 54 vjeç, është personi i tretë që burgoset, pasi pesë shqiptarë u gjetën në një varkë që ishte gati të linte portin francez të Cherbourg për të shkuar drejt Anglisë. Lajmi vjen ndërsa më shumë emigrantë besohet se janë përpjekur të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar ditën e djeshme. Anijet e Forcave Kufitare Seeker dhe Speedwell, gjithashtu kanë qenë aktive që nga orët e para të mëngjesit të së premtes.

Në ujërat franceze autoritetet shpëtuan më shumë se 40 emigrantë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara. Të paktën 202 emigrantë arritën të kalojnë në Britani të enjten. Ndëekohë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) njoftoi sot se Mills është dënuar me katër vjet burg dhe i është dhënë një ndalim 10-vjeçar për të hyrë në Francë.

Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është britanik, u dënuan më parë dhe u burgosën në Francë, pasi u arrestuan ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga porti francez i Cherbourg më 27 qershor, në një anije të vogël me pesë emigrantë shqiptarë në bord. Varka kishte lundruar në Francë nga Isle of Wight dy ditë më parë. Drejtueesi i varkës Joshua Van Praagh, 25 vjeç nga Portsmouth, u burgos për tre vjet dhe u ndalua të kthehej në Francë për 10 vjet. Edhe shqiptari Armando Hodo 25 vjeç, u burgos për 3 vjet dhe iu ndalua hyrja në Francë.

Burimi: expressandstar.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania