JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përkeqësohet papritur gjendja e mjekut të infektuar me koronavirus, shtrohet në Covid2
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 18:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është shtruar në spitalin Covid-2, mjeku Alban Hatibi, i cili ishte infektuar me koronavirus disa ditë më parë.

Mësohet se gjendja e mjekut, është përkeqësuar së fundmi, dhe është dashur që ai të shtrohet në reanimacion. Mësohet se Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, nga ku dyshohet se edhe është infektuar.

Kujtojmë se MSH njoftoi sot katër viktima dhe 120 të infektuar. Sëmundjes nuk i kanë shpëtuar as dhjetra personel mjekësor, të cilët janë në frontin e parë të përballjes me Covid 19.