JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Hoqën dorë nga blerja e Newscastle, sheikët arabë tani interesohen për Milanin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2020 18:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, fondi nga Arabia Saudite me në krye sheikun e famshëm, Mohammad Bin Salman, njoftoi se ishte larguar nga interesimi për të marrë në pronësinë e tyre ekipin anglez, Newcastle United.

Shkaku i prishjes se marrëveshjes mes dy palëve ishin të drejtat televizive, kështu që grupi i multi-miliarderëve arabë goqën dorë përfundimisht nga kjo marrëveshje.

Mediat angleze raportojnë se tashmë ata kanë kthyer vëmendjen e tyre nga një klub akoma edhe më i madh, siç është Milani.

Arabët interesohen për të marrë në pronësinë e tyre Milanin, ku si qëllim do të kishin padyshim ngjitjen e skuadrës në nivele të larta.

Në rast se kjo do të ndodhte atëherë Milani do të bëhej klubi më i pasur në gjithë botën.

Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare, psi këto janë vetëm lajme që qarkullojnë dhenë ditët e ardhshme pritet të jemi më të qartë, nëse realisht ka një interesim apo janë thjesht zëra.