JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Emiljano Shullazi në regjimin 41-biss, reagon avokati: Nuk përmbush “kriteret”, do kundërshtojmë vendimin!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë, njoftoi izolimin në regjimin 41-biss të disa të burgosurve të cilësuar si të “rrezikshëm”.

Ky izolim ka ardhur me urdhër të SPAK.

Mirëpo, së fundmi ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, i cili kundërshton vendimin për futjen e klientit të tij në kët regjim.

Ai shprehet se përzgjedhja e eksponentëve për regjimin 41-biss është bërë në mënyrë selektive.

Sipas Vladimir Meçit izolimi i klientit të tij, por dhe personave të tjerë vjen në një kohë që procesi gjyqësor po kryhet në kushte të vështira, ndaj kjo manovër nga autoritetet po përdoret si propagandë për të mbuluar dështimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

Reagimi:

Lidhur me Emiljano Shullazin dhe për të tjerët që ka dalë ky urdhër që janë të parët që do i nënshtrohen sistemit 41 bis, këta janë gjetur në mënyrë selektive dhe nuk janë të vetmit apo nuk janë këta tipikët që duhet t’i nënshtrohen këtij regjimi. Ka me dhjetëra të dënuar si pjesëtar të organizatave kriminale dhe çuditërisht zgjidhet Emiljano Shullazi në kushtet që jo vendimi gjykimi në shkallën e parë është kryer në një presion të madh në shkelje të prezumimit të pafajësisë, edhe veprat për të cilat ai është dënuar nuk janë të tilla që të bënin që SPAK apo ministrja e drejtësisë të nxirrte një urdhër të tillë. Urdhri është blanket se nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin e kundërligjshëm që pretendohet nga ministria, është fshehur pas shkresave që kanë shënimin konfidenciale “sekret shtetëror”. Vetë ministrja e pranon që ka të dhëna dhe informacione që këta subjekte kanë marrëdhënie me organizata kriminale brenda burgut, kjo përbën çudinë më të madhe se vetë SPAK qenka në dijeni të faktit që ekzistojnë organizata të tilla, për të filluar procedim penal për anëtarët e saj. Ditën e hënë do të paraqesim ankimimin, do u drejtohemi dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Ky është një operacion propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç dhe ishte rasti i personave që ishin në hetim, por që kishin vdekur, ka pasur rast tjetër që është arrestuar një shurdh-memec në bazë të një përgjimi telefonik.