JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greqia i vë traun Shqipërisë, dalin datat kur shqiptarët mund të kalojnë kufirin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/08/2020 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për çdokënd që ka menduar të rezervojë pushimet në shtetin helen, biletat turistike duhet t’i shtyni për më vonë. Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 ka nxitur autoritetet greke të mos lejojnë hyrjen e shqiptarëve në teritorin e tyre. Njoftimi vjen nga faqja zyrtare e Ambasadës së Greqisë në Tiranë e cila njofton afatin.

Kalimi drejt Greqisë do të jetë i mbyllur të paktën deri në datën 15 gusht. Në bazë të një vendimi të qeverisë greke ndalohet hyrja e shtetasve shqiptarë, ndërsa kufiri mbetet i hapur për shtetasit shqiptarë me pasaportë greke. Ndryshe nga Shqipëria, fqinjët po e menaxhojnë më mirë situatën e parandalimit të pandemisë duke mos lejuar që vatrat e virusit të përhapen sërish në vendin e tyre.

Njoftimi i Ambasadës:

Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β΄ 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020.