JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kleriku grek mbështet vendimin e Erdoganit: Në Shën Sofia hynin turistë të pistë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/08/2020 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Debate për kthimin e Shën Sofia nga muze në Xhami vazhdon të marrë vëmendjen e opinionit publik. E gjithë Greqia kundërshton ashpër vendimin e Turqisë duke ‘kërcënuar’ me sanksione të forta. Nga ana tjetër presidenti Erdogan shprehet i kënaqur për vendimin e marrë duke u krenuar madje përpara popullit të tij.

Së fundmi një deklartaë e papritur është shfaqur në rrjete sociale ku një klerik grek mbështet vendimin e Turqisë. Në një podium të ngritu, e duke iu drejtuar një turme njerëzish, kleriku thotë se kthimi i Shën Sofia në xhami ishte një nga veprimet e duhura për besimtarët. Madje kleriku shkon aq larg sa thotë se kur Greqia ishte nën sundimin e Tuiqisë, për besimtarët ka qenë një kohë paqe.

Kleriku tha:

Në Kretë turqit nuk mbyllën asnjë Manastir ndërsa në Greqi me dekret të Ottos u kyçën Kisha dhe Manastire të panumërta. A nuk ishte në kohën e Ottos kur hodhën larg reliket e shënjtorëve dhe e morën argjendin dhe e bën rroga për shtetin?! Kur ishim nën Turqinë njerzit i kryenin ritet e tyre, ata mund të vriteshin por kishin besimin e duhur. Kjo ishte arsyeja përse thuhej njëmijë herë më mirë çallmen me turkun sesa veladonin freng. Unë do të zgjidhja më mirë turkun sesa frëngun. Meqe jeni të trishtuar për Shën Sofinë. A nuk më thoni, e dini sesa të zhveshur me brek në b*th hynin në 24 orë në Shën Sofia, duke mos respektuar shënjtërinë e këtij objekti?! Sepse e kishin kthyer në muze ku hynin të gjithë turistët e padobishëm, turistë e pistë nga e gjithë bota. Tani duhet të heqësh këpucët dhe kjo është devotshmëri. Nëse Shën Sofinë nuk do ta kishin turqit atëherë do të binte. Kush do ta mbante? Turqit e mbajtën në këmbë.