JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çmenden koreanët! Dezifektojnë paratë në mikrovalë dhe lavatriçe nga frika e virusit, dëmtohen 1.1 milion dollarë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/08/2020 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të fiksuar pas dezifektimit të duarve, rrobave apo ambienteve të shtëpisë kishim dëgjuar, por jo edhe të parave. Fenomeni i ri është shfaqur së fundmi në Korenë e Jugut ku mijra qytetarë kanë nisur dezifektimin e të ardhurat e tyre nga frika se mund të ishin ato mbartëse të virusit Covid-19.

E për të ‘pastruar’ paratë koreano-jugorët kanë zgjedhur mënyrat tradicionale. Për këtë rast në ata kanë menduar të përdorin mikrovalën e kuzhinës dhe lavatriçen. Por koreano-jugorët nuk menduan dëmin që mund të shkaktonin duke përdorur këtë process sterilizimi.

Banka Qendrore e Koresë së Jugut njoftoi të premten se banorët kishin zëvendësuar tre herë më shumë kartëmonedha të dëmtuara në gjashtë muajt e fundit si në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe shumica besohet se janë shkatërruar në një përpjekje për të dezinfektuar kartëmonedhat. Një zyrtar i tha Reuters se vlera e përgjithshme e kartëmonedhave të dëmtuara që u kthyen në bankë midis janarit dhe qershorit pasi u dogjën në furrat me mikrovalë ose u lanë në makina larëse është 1.32 miliardë von ose rreth 1,1 milion dollarë.

Si një shembull ekstrem i ‘pastrimit të parave’, banka përmendi rastin e një klienti, të cilin zyrtarët e quanin Um. Ai arriti në bankë për të zëvendësuar 35.5 milionë von që i kishte dëmtuar pasi i lau plotësisht në lavatriçe. Banka arriti të zëvendësojë vetëm 22.9 milionë von, që do të thotë se ai humbi 35 për qind të parave të kursyera. Rasti i dytë ka të bëjë me një person të cilin e quajtën Kim. Ajo vendosi 5.2 milionë von në mikrovalë për një sterilizim të plotë. Sidoqoftë, dëmi nuk ishte shumë i madh, kështu që banka zëvendësoi pjesën më të madhe të kartëmonedhave.