JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mega-mashtrimi i dekadës! “Kurum” “përpin” 210 milion euro nga bankat shqiptare, përdorën bilance fiktive!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 21:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është cilësuar si një nga mashtrimet më gjigante të ndodhura në 10 vitet e fundit në Turqi.

Bëhet fjalë për skandalin e “Kurum” një ndër kompanitë më të njohura të sektorit të prodhimit të hekurit në vend.

Sipas asaj që raportoi gazeta turke Sabah, disa ditë më parë thuhej se skandali i kompanisë “Kürüm Demir”, e cila ka operuar në Shqipëri përmes kompanisë “Kürüm International SHA” lidhet me mashtrimet në 33 banka në Turqi, Shqipëri dhe Angli.

Sipas gazetës, kompania është paditur në gjykatë për mashtrim nga 14 banka turke.

Akuza kryesore lidhet me përfitimin e 191 milion eurove që kompania i kishte marrë kredi nga këto banka, në kohën që ajo po shkonte drejt falimentimit.

Gazetarja e cila ka investiguar skandalin thekson se mashtrimi ishte aq mirë i menduar sa nuk do t’i shkonte ndërmend as djallit.

Haşmet Bedii Kürüm është biznesmeni që e ka në pronësi kompaninë, dhe deri në vitin 2013 ka mbajtur numrin një të prodhmit të hekurit në Turqi.

Ndër të tjera, kjo kompani, e cila mund ta cilësojmë si një piranja të parave, ka “piketuar” edhe Shqipërinë, pasi po nga e njëjta praktikë e mashtrimit, përmes “Kürüm International SHA” janë vjelur 210.3 milion euro kredi nga bankat shqiptare.

“Sabah” shkruan se bëhet fjalë për bankat “IFC”, “Raiffesein”, “Credit Europea”, “Societe Generale (tani OTP) dhe “NBG Bank”.

Drejtuesit e kompanisë akuzohen nga autoritetet turke për vepra të rënda penale si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Në gazetë theksohet se Kürüm, i cili zbrazi kompanitë e tij me transferime të parave, gjithashtu rrëmbeu pasuritë e tij duke i transferuar ato tek ish-punonjësit e tij me mjete mashtruese.

Mashtrimi i kryer nga “Kürüm Demir” ka shkaktuar një shqetësim të madh në Turqi, pasi sektori bankar është në vështirësi për shkak të problemeve të mëdha ekonomike që po kalon vendi, të cilat po shoqërohen me rritje te shpejtë të kredive me probleme.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reflektimi në Shqipëri i këtij mashtrimi, në vendin ku janë "përpirë" 210 milionë euro, por askush nuk reagon.