JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mjekët japin alarmin/ Koronavirusi po shfaq dy simptoma të reja, bëni kujdes nëse i vini re
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01/08/2020 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpesh epidemiologët kanë thënë se është e pamundur të njohin plotësisht koronavirusin. Sjelljet e këtij virusi kanë qenë shpesh të ndryshme, aq sa dy pacientë kanë shfaqur shqetësime të kundërta. Së fundmi një studim britanik ka nxjerr në pah edhe dy simptoma të reja.

Sipas The Guardian, bëhet fjalë për humbjen e një pjese të flokëve dhe pjesërisht të dëgjimit. Nga studimi i kryer është vënë re që pacientët e infektuar kanë shfaqur edhe dy simptomat e më sipërme. Mjekët kanë këshilluar qytetarët të kenë kujdes pasi çdo shenjë dyshuese mund të jetë një paralajmërim infektimi.

Mjekët thonë:

Një formë e humbjes së flokëve të quajtur effluvium telogjen mund të rezultojë në humbje të përkohshme të flokëve, si rezultat i një numri shkaktarësh, duke përfshirë ethet, të cilat mund të shpjegojnë disa raste të humbjes së flokëve të raportuara me infeksion Covid-19. Ne kemi parë disa njerëz që e raportojnë atë, por nuk e dimë nëse është domethënëse apo jo. Në teori, mund të ketë një lidhje sepse ne e dimë se disa viruse mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit, fruthi dhe shyta për shembull.