JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Politikani shqiptar në Mal të Zi i gatshëm të koalicionojë me partinë pro ruse
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27/08/2020 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka habitur opinionin me bindjet politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç. Ai është njëri ndër shqiptarët më të zëshëm në skenën politike malazeze. Së fundmi ai ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë koalicion me partinë që është mbështetëse e Vlladimir Putinit.

“Nëse shumicën mund ta përbëjnë URA, demokratët dhe "Demokratski Front", atëherë Mali i Zi ka gjasa”, ka deklaruar ai në emisionin televiziv “Në Klub” të A1 TV Montenegro.

Partia për të cilën Abazoviç ka thënë se është i gatshme të hyjë në koalicion, ka premtuar se do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Abazoviç është kryetar i grupit politik "URA", që kryesisht është e përbërë nga joqshqiptarë. Zgjedhjet në Malin e Zi mbahen këtë të diel. Abazoviç ka hyrë në zgjedhje me platformën në gjuhën serbe "Crno na bijelo" (e zeza në të bardhë).

Ai u bë i njohur për qëndrimet anti partisë së presidentit Millo Gjukanoviç, që e sjell në një front me "Demokratski front". Parti kjo që njihet si e afërt me Kremlinin.