JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk ngopet “FUSHA”, pas miliardave të rrugëve, merr dhe 382 milionë pa garë nga Universiteti i Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01/09/2020 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se këto janë ditë të arta për Universitetet në Tiranë, pasi me sa duket kanë filluar “rëndshëm” tenderat. Vetëm pak ditë më parë ju informuam në lidhje me një tender të fituar në Fakultetin e Ekonomisë, UT, nga Shpresa Joanidhi, e akuzuar për mashtrim financiar.

Sot me sa duket e ka rradhën Universiteti Politeknik i Tiranës që ka organizuar një tender me objekt “Rikualifikim i godinave te UPT, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierise Mekanike (20% i kontrates fillestare)”. Ky tender i cili mban numrin e referencës REF-69899-08-26-2020, ka fond limit prej 31,941,122 lekësh të reja pa TVSH.

Rezulton se ka marrë pjesë në tender vetëm një entitet, përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “FUSHA” SHPK dhe “UDHA” SHPK. Fituesi ka ofruar vlerën 31,875,738 lekë të reja pa TVSH. Siç mund ta shikoni diferenca mes kësaj vlere dhe vlerës së fondit limit është vetëm 650 mijë lekë të vjetra. E thënë ndryshe vlera fituese është sa 99,79% e vlerës së fondit limit.

Ky fakt lë vend për dyshime të forta se fituesi është i paracaktuar dhe se një pjesë e parave do të përfundojnë në xhepat e organizatorëve dhe fituesëve. Duket se Shkëlqim Fusha dhe kompania e tij “FUSHA” SHPK, nuk janë ngopur me miliardat e fituara nga tenderat e rrugëve dhe i kanë hyrë edhe universiteteve për të kapur ca qindra miliona të tjerë. Madje pa u lodhur fare, pasi në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompai tjetër. Ka lezet apo jo?