JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Donald Trump: Vaksina Covid-19, gati brenda disa javësh!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2020 15:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një intervistë në “Fox & Friends” presidenti amerikan, Donald Trump, pretendoi se një vaksinë për koronavirusin mund të aprovohet brenda disa javësh. "Unë nuk po e bëj atë për arsye politike, unë dua vaksinën shpejt, tha Trump për nxitjen për një vaksinë, të quajtur "Operacioni Warp Speed. Ju nuk do të kishit një vaksinë për vite me radhë ... Unë përshpejtova procedurat me FDA ... Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jetë katër javë, mund të jetë tetë javë, ne kemi shumë kompani të shkëlqyera, shtoi ai. Komentet e presidentit Trump rreth vaksinës vijnë ndërsa disa demokratë kanë hedhur dyshime mbi sigurinë e një vaksine të mundshme, për shkak të procesit të përshpejtuar.

Ndërkohë i nominuari demokrat Joe Biden dhe senatorja Kamala Harris, kanë shprehur shqetësime rreth presionit të mundshëm politik, që mund të çonte në një aprovim të vaksinës shumë herët.“Unë nuk do ta merresha me fjalët e Trump për këtë”, ka thënë Harris kur u pyet nëse do të merrte një vaksinë të miratuar para 3 nëntorit. Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është e mundur që një vaksinë të miratohet si e sigurt dhe efektive deri në fund të vitit 2020, ose në fillim të vitit 2021. Sidoqoftë, sfida pas kësaj është prodhimi në masë i vaksinës dhe shpërndarja e saj tek qindra miliona amerikanë.

Trump gjithashtu shpalli marrëveshjet e fundit të paqes midis Izraelit dhe kombeve arabe, që administrata e tij ka ndihmuar ndërmjetësimin, përpara një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi: foxnews.com|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania