JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Interi dhe Juventusi e kërkuan me ngulm, Marash Kumbulla pranë akordit me Romën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/09/2020 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri i Romës.

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi marrëveshja është arritur mes të dyja klubeve.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane flitet për një huazim me të drejtë blerje që do të shkojë në shifrën e 30 milionë eurove.

Në orët në vazhdim mund të kemi edhe zhvillime të reja mbi zyrtarizimin e Kumbullës.

Sigurisht kjo lëvizje që mund të quhet e duhura për lojtarin shqiptar, teksa Roma synon pjesëmarrjen në Champions League.

Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi shqiptar, mund të jetë gati menjëherë për ditën e shtunë për të bërë debutimin e tij me fanellën e Romës.