JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tani është zyrtare, Gjermania rikthen tifozët në stadiume
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/09/2020 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime: Bundesliga gjermane ka vendosur të hapë dyert për tifozët dhe këtë sezon ata do munden të mbështetin nga afër ekipet e tyre.

Këshilli qeveritar i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.

Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20% të kapacitetit.

Situata do të ndiqet me kujdes javë pas jave dhe më pas do merren vendime të reja lidhur me këtë çështje.

Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me koronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit.