JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ngjarja në Tiranë, gazetarja: U përsërit skenari i Skerdilajd Konomit, s’pyet kush për kalimtarët
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/09/2020 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e cila shkaktoi kaos pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Selitës, është komentuar nga policia, media, kalimtarë, etj. Gjithashtu edhe gazetarja Klodiana Lala është shprehur se sulmi ndaj Preng Gjinit i ka kujtuar ngjarjen e rëndë që solli "eliminimin" e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Lala tha se me ngjarjet përkon edhe muaji, ku po në shtator, 11 vite më parë u "hoq qafe" Konomi në qendër të Vlorës. Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, dhe se lanë të kuptohej se tashmë nuk e kanë më problem të "heqin qafe" edhe kalimtarë vetëm për të arritur qëllimin.

Lala shprehet:

Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë. Kr*mi i organizuar nuk pyet nëse eliminon dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet.