JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kaq kushton varrimi i një pacienti me Covid
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16/09/2020 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shkak protokolleve ka ndërruar edhe çmimi i varrimeve në Kosovë. 400 euro kushton varrimi i një personi që ka ndërruar jetë, për shkak të koronavirusit. Ndërkaq çmimi i varrimit në raste të zakonshme është rreth 150 euro. Sipas protokollit shëndetësor, pas vdekjes mbyllet hermetikisht personi në arkivol dhe bartet në varreza.

“Këta persona që ndërrojnë jetë, futen në qese hermetike dhe pastaj vendosen në arkivol të drurit, i cili mbyllet hermetikisht si dhe dezinfektohet arkivoli. Menaxhimin e këtyre kufomave e bëjnë njerëzit që kanë eksperiencë me kufomat me sëmundje me potencial të rrezikshmërisë së lartë. Nuk lejohen procedurat fetare, si pastrimi apo veshja sipas riteve fetare përkatëse. Pasi të ndërrojnë jetë, vendosen në hapësira të posaçme dhe ruhet deri ditën e nesërme kur varrosen”, ka deklaruar Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar.

Për momentin në Kosovë përgatitjen dhe transportin e viktimave me koronavirus deri në varreza e bën kompania private "Ngushëllimi". “Nëse personi që vdes ka qenë pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar (i Shëndetësisë Publike të Kosovës) e lajmëron Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata neve. Ne si kompani kontraktuese jemi të obliguar që çdo person që vdes, ta tërheqim. Ne kryejmë procedurat e mbylljes së arkivolit, transportin deri në varreza. Janë kriteret për hapat për COVID-19 që i kemi në kontratë. Ne jemi përgjegjës për gjithë Kosovën”, ka theksuar Blerim Ndreci, pronar i kompanisë "Ngushëllimi".