JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sot ministre Arsimi, dikur Evis Kushi shpërndante ndihma për fëmijët me Olesia Dukën, e dënuar për mashtrim
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/09/2020 14:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Evis Kushi është emëruar ministre e re e Arsimit në vend të Besa Shahinit, e cila disa ditë më parë kishte lajmëruar se do të largohej nga kabineti qeveritar dhe nuk do të ishte më pjesë e fushatës. Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e Staffordshire në Angli. Pas dy vitesh ajo ka marrë titullin “Profesor i Asociuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndërkohë një mesazh të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ministrja aktuale Evis Kushi shihet në një video të 5 viteve më parë duke shpërndarë ndihma me rastin e festave të fundvitit për fëmijët e familjeve në nevojë në qytetitn e Elbasanit, bashkë me dentisten Olesia Duka. Kjo e fundit është akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha” dhe është dënuar nga gjykata me 10 vite burgim. Dentistja Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona dhe ka arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që në totalin e 3.033.532 eurove.

Mesazhi i mbërritur:

Ja ministria aktuale e arsimit tek ndante ndihma sponsorizuar nga Shendident dhe Olesia Duka qe kryen denimin per mashtrim ne pervetesimin e shumave te medha te parave.😜😜