JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I përdorur masivisht, këto janë efektet negative të OKI-t
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/09/2020 14:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

OKI është një ilaç mjaft i njohur dhe përdoret gjerësisht. Ai është një ilaç qetësues anti-inflamator dhe shërben për të zvogëluar dhimbjen, ënjten dhe ngurtësinë e nyjeve nga artriti. Ai ndikon në bllokimin e prodhimit të disa substancave natyrale në trup, të cilat shkaktojnë inflamacion. Kujtojmë se disa muaj më parë Shqipëria vendosi që të ndalonte shitjen e tij pa recetën e mjekut mbi 40 mg. Për përdorimin e tij mjekët rekomandojnë që të merret bashkë me ushqimin. Kujdes duhet treguar gjithashtu edhe me përdorimin e alkoolit gjatë marrjes së OKI-t

Ndër efektet anësore përfshihen:

Dobësim i shikimit, irritim i lëkurës, depresion, inflamacion i fshikëzës, zhurma në vesh, ulje apetiti, vështirësi për të fjetur, marramendje, djersitje e tepërt, energji e dobët, vjellje, ulçerë stomaku, anemi, lodhje të gjoksit, konfuzion, dëmtim i mëlçisë, sy të tharë, dhimbje syri, dëmtim i kujtesës, dhimbje muskujsh, gjakderdhje nga hundët, vështirësi për të marrë frymë, gojë e thatë, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje peshe etje.