JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandal në Institutin Kanadez të Teknologjisë! Dalin me Covid pedagogu dhe studenti, stafi fsheh gjithçka
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/10/2020 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me situatën e Covid në Universitetin "Instituti Kanadez i Teknologjisë". Sipas burimeve dhe raportimeve të mbërritura, aty kanë dalë pozitivë për koronavirus një student dhe një profesor, Sofokli Garo, i ati i modeles dhe moderatores Floriana Garo. Por ajo çka përben skandal është fakti se kjo gjë është mbajtur e fshehtë dhe janë justifikuar se nuk kishin informacion. Ndërsa kanë kërkuar që provimet të bëhen online, kjo gjë është refuzuar dhe disa prej studentëve kanë qenë prezent në sallë me dy të infektuarit gjatë konsultimeve.

Ky është një rrezik potencial për infektimin e shumë personave dhe përbën një sjellje aspak të përgjegjshme nga ana e institucioneve të universitetit. Madje rektori i ka kërcënuar studentët që nëse flasin do u heqë edhe bursën.

Mesazhi plotë:

Pershendetje, dua te raportoj skandalin e COVID te universitetit "Instituti Kanadez i Teknologjise". Ju lutem, JOQ, bejeni publike sa me pare sepse ne nuk po ja dalim dot. Po marrim kercenime nga te gjitha anet. Me poshte do te bashkangjis te gjitha provat e nevojshme me foto. Ne CIT dolen dy raste poztivie me COVID, nje student dhe nje profesor (Sofokli Garo, i ati i Floriana Garos). Shkolla na e mbajti te fshehte rastin e studentit duke MOS cuar asnje email dhe duhet pretetenduar se nuk kishin informacion. Studenti doli pozitiv te merkuren ne darke dhe njoftoi shkollen te enjten ne mengjes. Kur e morem vesh, ne, studentet (te henen) telefonuam sekretarine disa here dhe e vetmja pergjigje qe merrnim ishte “Nuk kemi informacion”. Pas shume e shume telefonatash, me ne fund e pranuan situaten. Ne vijim, kerkuam ne mase qe shkolla te jepte llogari dhe te kalonte provimet ONLINE duke qene se shume prej nesh kemi qene NE NJE KLASE me te dy personat e infektuar gjate konsultimeve. Deri tani, disa student qe njoh kane shfaqur simptoma si temperature, zbehje te nuhatjes, pra mund te themi se eshte krijuar nje vater infeksioni.
Ne vend te saj, stafi dhe administrata organizojne mbledhje me njeri-tjetrin dhe i marrin vendimet pa na llogatur ne fare. Nderkohe shkolla dergon emaile selektive ku rrefuzon te lajmeroje edhe vitin e pare mbi situaten. Te vetmet masa qe shkolla ka marre kane te bejne me mjedisin aty dhe JO me te gjithe personat qe kane qene ne kontakt me te infektuarit. Vazhdojne te na mashtrojne duke thene se nuk e lejon ligji qe provimet te organizohen online nderkohe qe NUK EKZISTON nje ligj i tille prandaj edhe cdo universitet privat tjeter (EPOKA, NEË YORK, MESDHETAR etj) po i organizon provimet ONLINE. Eshte e pamundur te parashikosh kush nga keta persona qe ka qene ne kontakt me te infektuarit jane infektuar edhe vet apo jo, prandaj cdo institucion tjeter pret PERGJIGJEN E TESTIT TE COVID. Shume prej nesh jetojme me familjare, me njerez ne moshe te madhe qe i rrezikohet (ju eshte rrezikuar) jeta nga COVID dhe ky lloj trajtimi qe na vjen nga stafi dhe administrata e CIT eshte i papranueshem.
Deri tani, jemi perpjekur pafund te bindim stafin dhe administraten per provime online por ata nuk pranojne fare dialog me te gjithe ne por synojne te na percajne duke kerkuar takime me grupe te vogla. I vetmi momet kur pati reagim nga ana e rektorit ishte kur disa persona nga viti i pare komentuan per situaten ne FAQEN E INSTAGRAMIT TE CIT. Ai kerkoi takim fizikisht pavarsisht parimeve te kerkesave tona, ku insistojme qe cdo nderveprim te behet online, qe ne te mbrojme veten dhe familjaret tane.
NE TAKIM REKTORI I KERCENOI DREJTPERDREJT STUDENTET NE FJALE ME HEQJE BURSE. Preteksti eshte se kane thyer kontraten duke bere reklame te keqe, gje qe eshte totalisht genjeshter dhe une mund ta vertetoj me nje foto te kontrates me poshte.
NE CIT ZERI I STUDENTIT DEGJOHET ME PAK SE NE UNIVERSITETE SHTETERORE. Une personalisht jam penduar tej mase qe jam regjistruar ne CIT dhe me cfare po shoh, edhe shume studente te tjere.