JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep tender për rregullimin e Kukësit firmës së Kryetarit të Bashkisë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01/10/2020 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo mor vëlla, jo! Nuk bëhet më ky vend. Nuk ka se si, me gjithë këto që po dëgjojmë e po shohim. Vjedhje përditë dhe abuzime kudo. Në çdo fushë e në çdo skaj. Nuk ka mundësi! Ja përshembull, marrim rastin e Kukësit. Një çudi shqiptare më vete!

Rezulton se Fondi Shqiptar i Zhvillimit i Dritan Agollit, i ka dhënë tender për rregullimin e qytetit të Kukësit, firmës private që ka Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici. Çmenduri? Jo, aspak. Diçka tepër normale për Shqipërinë. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-68269-08-10-2020.

Objekti i këtij tenderi është “Rehabilitimi i Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës”, me fond limit: 365.666.048,23 lekë të reja pa TVSH. Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë 12 kompani nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i operatorëve MELA.sh.p.k., & ALB SHPRESAsh.p.k., & KEVIN CONSTRUKSION sh.p.k. me vlerë të ofruar 230.376.099 lekë te reja pa tvsh, ose rreth 2 miliard e 765 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Pikërisht kjo shumë kaq e madhe parash do të përfundojë në xhepat e firmës që “de facto” drejtohet nga Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Me letra, administrator dhe pronar i kompanisë rezulton vëllai i tij, përkatësisht Lavdrim Gjici. Me pak fjalë, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i ka bërë qokën e rradhës firmës së kryetarit të Bashkisë Kukës duke shpërndarë paratë publike në duart e të besuarëve të partisë.