JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/10/2020 0:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Konkurrenca si një e mirë publike mbrohet me ligj dhe si rregullator për sigurimin e këtij procesi është institucioni publik, Autoriteti i Konkurrencës. Në fushën e Shëndetësisë, abuzimet nga subjektet tregtare farmaceutike dhe ato të shpërndarjes së barnave bëhen haptazi dhe ndëshkimet nuk vijnë thuajse asnjëherë. Gjatë muajve të karantinës shkurt-maj 2020, rezulton se shumë prej këtyre subjekteve kanë abuzuar me çmimet e produkteve më të kërkuara, duke i rritur në mënyrë të pajustifikuar. 24 prej tyre janë gjobitur ditën e sotme për shkak se akuzohen se kanë abuzuar me çmimin e maskave dhe dezinfektantëve në kohë pandemie. 14 farmaci janë gjobitur vetëm me 1 milion lekë ndërsa 10 subjekte vetëm me gjobë prej 2 milion lekësh, ku në total gjoba llogaritet në vlerën e 34 milion lekëve. Një gjobitje minimale krahasuar me numrin e MILIARDAVE që fitojnë në vit këto kmpani nga paratë e shqiptarëve, të cilët nuk u lodhën duke i zhvatur.

Nga këqyrja në terren e subjekteve, konstatohet se në vend ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë, rritje të pajustifikueshme të çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve si depo-farmaceutike dhe rrjeti i farmacive.

LISTA E KOMPANIVE TË GJOBITURA

  • Delta Pharma AL SHPK- EDUART CURRAJ
  • Pharma One SHPK- BEN PETANI
  • Delta Med SHPK- BEN PETANI
  • Intermed SHPK- PETRIT MAHO
  • Alfarmakos SHPK- IZMIR SHEHU, VLADIMIR MARGJEKA
  • Trimed SHPK- ENDRIT HIDO (NIPI I VILMA NUSHIT), GENTIANA PESHKATARI, SHANI PEPOSHI
  • Evita SHPK- ERTEL KËRÇUKU, Administratore ELONA SARAÇI
  • IMI Farma SHPK- IRAKLI MIO
  • Fufarma SHA- ISUF BERBERI
  • Medicamenta SHPK- ILIR SHEHU
  • Mini Invest Albania SHPK- ILIR DHE VILMA ANTONI, ARBEN XHABAFTI
  • O.E.S Distrimed SHPK- ORJADA JAHO, ERMAL RIZAJ
  • Montal SHPK- SKËNDER LUFI
  • MSE SHPK- DENISA BISHYTI
  • Farma Net Albania SHPK- SOKOL TOPÇIU
  • Tresi Farm SHPK- VIOLETA DHE TOLI GOGA, ANXHELA ÇIPI
  • Incomed SHPK- GENTIAN KREKA
  • Florifarma SHPK- FRANGË DHE LAZER MARKU
  • Lekli SHPK- LUAN LEKLI
  • Dial ALB SHPK- ARBËR TEQJA
  • Sirol 2008 SHPK- LORIS HITAJ
  • Aquila Group SHPK- EDMOND ZISO


Një fakt interesant është tregu është monopolizuar nga firmat e oligarkëve të Shëndetësisë për një mall apo shërbim të caktuar dhe ansnjëri nuk pranon të lëshojë "PE"( MILIARDA)! Ndër to, MEGAPHARMA SHPK, një nga gjigantët e përfitimit të tenderave në këtë fushë. Pak ditë më parë JOQ raportoi se ky subjekt, i cili është i vetmi i autorizuar për të importuar dhe për të hedhur në treg vaksinën e gripit, furnizonte me këtë vaksinë vetëm grupin e farmacive “Orange”, ku zotëron 75 % të aksioneve. Një shkelje flagrante e parimit të konkurrencës në treg në rrjetin farmaceutik. AK e ka kaluar këtë rast vetëm me paralajmërim një gjobë për kompaninë oligarkike, gjobë me 10 % të vlerës së xhiros së një viti më parë. Në vitin 2019, kjo kompani e ka patur xhiron vjetore MBI 22 MILIARD Lekë, ndërsa 10% e gjobës do të ishte mbi 2 Miliard e 200 mijë lekë, por që iu fal kompanisë ligj-shkelëse, për arsye të paditura...


Në fakt MEGAPHARMA, e cila theu ligjin e konkurrencës dhe furnizon vetëm kompanitë farmaceutike të saj, është një prej gllabërueseve më të mëdha të PARAVE PUBLIKE!

Në artikujt tanë të mëparshëm rezulton se kjo kompani, mban vendin e 4-t ndër kompanitë simotra oligarkike të grupit të ngushtë të personazheve që ka përfituar MBI 8 MILIARD Lekë pa TVSH për 986 kontrata prokurimesh publike.

MEGAPHARMA SHPK (PETRIT VASILI kamufluar ROBERT ÇINA, MONIKA dhe RASIM HAMZARAJ)

RASIM HAMZARAJ | PETRIT VASILI

Por shfrytëzimin e parave publike nga kjo kompani dhe lidhjet klienteliste politikë-tendera, do i bëjmë publike në artikujt tanë të ardhshëm.


“Mjerë ky popull”/ Vaksinat e gripit “i merr në dorë” vetëm një farmaci në Shqipëri

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara