JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fatura prej 45 milion eurosh, Arbitrazhi: Shqipëria shkeli kontratën
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16/10/2020 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është zbardhur vendimi i arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të tregtisë, i cili detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 45 milionë dollarë për firmën greke ‘Aktor’ në lidhje me punimet në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një Bordi Mosmarrëveshjesh për zgjidhjen me konsensus të pretendimeve që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit. Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimet e bordit atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar dhe konkretisht në Gjykatën e Dhomës ndërkombëtare të Tregtisë, raporton BW.

Mosmarrëveshjet e para lindën në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tunelit deri ne Elbasan) të autostradës, me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë. Ndërsa në korrik të 2017 palët ranë dakord për të rishikuar kontratën dhe u ngrit një bord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Bordi vendosi që Shqipëria t’i paguajë kompanisë greke dy shuma prej 11,6 milionë euro dhe 25,2 milionë euro.

Ndërkohë, sipas dokumenteve, e gjithë procedura që nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë pas Zgjedhjeve Parlamentare të 2017-ës. Në 15 tetor të 2018-ës është paraqitur kërkesa në gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga ‘Copri contruction’ dhe Aktor. Ndërkohë pala shqiptare është mbrojtur me faktin se Arbitrazhi Ndërkombëtar nuk ka juridiksion të posaçëm për gjyqin. Por vendimin për rishikimin e kontratës dhe ngritjen e bordit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, Arbitrazhi i ka quajtur të vlefshme. Në përfundim të procesit, shteti shqiptar do të jetë i detyruar të paguajë dy faturat ndaj kompanisë greke, të cilat të mbledhura së bashku kapin një total prej 45 milion eurosh.