JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqiptari fluturon në livadh dhe përplaset me pemën në Francë, gjendet pas 6 orësh
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16/10/2020 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident me plagosjen rëndë të një 32-vjeçari shqiptar është regjistruar së fundmi në Francë. Sipas mediave franceze makina e drejtuar nga 32-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një livadh duke u përplasur në një pemë. Siç shihet dhe nga fotot, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe makina është shkatërruar plotësisht.

Bëhet me dije se shqiptari është gjetur 6 orë pas aksidentit. Përplasja ndodhi në orën 6 të mëngjesit ndërsa ai u gjet në orën 12 të mesditës. Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.