JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndërroi jetë në Angli/ I afërmi i emigrantit shqiptar kërkon ndihmë: S’kemi mundësi financiare për të sjellë trupin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2020 0:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rast urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se një i afërm i tij ka ndërruar jetë në Angli. Ndërkohë për të sjellë trupin në Shqipëri duhet një shumë e konsiderueshme parash, por e shoqja e të ndjerit nuk ka mundësi ta përballojë shumën e parave që duhen. I ndjeri është nga Belshi i Elbasanit dhe ka lënë pas një djalë tre vjeç. Thirrja është që kushdo nga emigrantët në Angli që ka mundësi financiare, të kontribuojë për ta sjellë trupin në atdhe.

Mesazhi i mbërritur:

Kam njer rast urgjent per ndihem Na ka vdekur 1 i aferm i jon edhe ndodhet ne angeli per te sjell trupin e tij duhen kosiderat nje shum parash edhe ju lutem nje postim qe ta ndimoj ju lutem.

Më poshtë jepet dhe numri i llogarisë për të gjhithë ata që do kontribuojnë.