JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kërcënohej prej ditësh, kush është mësuesi që iu ‘hoq’ koka në Francë?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2020 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Paris, ku një mësuesi iu 'hoq' koka në një rrugë nga një terrorist. Mësohet se ai kishte ditë që merrte kërcënime pasi u kishte treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed. BBC shkruan se lidhur me 'eliminimin' e tij, janë arrestuar nëntë njerëz, duke përfshirë këtu dhe prindërit e një fëmije në shkollën ku mësuesi punonte. Agresori u qëllua për vdekje nga policia pranë skenës së krimit ditën e djeshme. Sipas autoriteteve, sulmuesi që i 'hoqi' kokën mësuesit ishte një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia.

Ekzekutimi ndodhi ndërkohë që po zhvillohej një gjyq në Paris për një sulm në vitin 2015 mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila provokoi me botimin e karikaturave për Profetin Muhamed. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se sulmi përmbante të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai u mësoi nxënësve të tij “lirinë e shprehjes”. Duke folur në vendin e ngjarjes disa orë pas incidentit, Macron bëri thirrje për unitet kombëtar. Ata nuk do të triumfojnë, nuk do të na ndajnë, tha ai.

Mësuesi është identifikuar si shtetasi Samuel Paty, 47 vjeç, i cili jepte mësim lëndën e historisë dhe gjeografisë. Thuhet se ai u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed ndërsa fliste për rastin e revistës satirike Charlie Hebdo. Ai i kishte këshilluar studentët myslimanë të largoheshin nga dhoma nëse mendonin se mund të ofendoheshin. Disa prindër myslimanë u ankuan në shkollë dhe mediat franceze raportojnë se mësuesi kishte marrë një numër kërcënimesh si rezultat i mësimit që kishte dhënë në klasë.

“Sipas djalit tim, ai ishte mësues super i mirë, super miqësor, super i mire.”– i tha agjencisë së lajmeve AFP një prind nga shkolla, Nordine Chaouadi. Revista Charlie Hebdo shkroi në “Twitter”: “Intoleranca sapo arriti një prag të ri dhe duket se nuk ndalet në asgjë për të imponuar terror në vendin tonë.”

Burimi: BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania